Broja: Do të rikthehem më i fortë

14 dhjetor 2022 | 14:51

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pësoi një lëndim të rëndë në miqësore me Chelsean, duke bërë që të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi i kuqezi falënderon të gjithë që e kanë mbështetur, duke premtuar se do të rikthehet më i fortë.

“Më vjen keq që më duhet ta mbyll kështu vitin 2022. Ishte e vështirë për të përpunuar gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur se do të rikthehem më i fortë dhe më mirë se më parë. Secili ka rrugëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetëse. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjitha. Do të kthehem së shpejti”, ka thënë 21-vjeçari Armando Broja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë klube menjëherë kanë shprehur interesim për sulmuesin e Portugalisë,…