AAK-ja kërkon që koeficienti në Ligjin e Pagave të jetë 129 euro

14 dhjetor 2022 | 15:54

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka folur për Ligjin për Pagat.

Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt. Gjithashtu, ai ka thënë se edhe procedurat e Kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejtë.

“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”.

“Nenet që rrezikojnë të drejtën e Ligjit për Pagat dhe Ligjit për Zyrtarë Publikë, të cilat rrezikojnë që të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese, të rregullohen mes dy leximeve në Kuvend”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se…