Nesër mblidhet Kuvendi, ky është rëndi i ditës

14 dhjetor 2022 | 22:07

Kuvendi i Kosovës, nesër do të zhvillojë seancën e radhës plenare, duke filluar nga ora 10.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është njoftuar edhe për rëndin e ditës, pjesë e të cilit do të jetë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Në rënd dite, do të jetë edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Komunikata e plotë:

Për: Media

Lënda: Njoftim

Data: 15 dhjetor 2022

Dita: E enjte

  • Seanca plenare
  • Vendi: Kuvendi i Kosovës
  • Koha: 10:00

Rendi i ditës

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…