Pse foto e Princit Harry me të babain tërhoqi vëmendje të madhe?

15 dhjetor 2022 | 11:50

Pas largimit nga familja mbretërore, Princ Harry, ka qenë më i hapur në lidhje me marrëdhënien e tij me babain, Mbretin Charles III.

Madje në dokumentarin “Harry & Meghan” që jepet në “Netflix”, Duka i Sussex nuk ka ngurruar që t’i referohet edhe divorcit të prindërve të tij.

“Gjëja më e rëndësishme për ne të dy (me Meghan) është të sigurohemi që të mos përsërisim gabimet e prindërve tanë ”, tha Duka i Sussex në dokumentar.

Ndërkohë kujtojmë se në intervistën e tij të marsit të vitit 2020 me Oprah, Harry pranoi se marrëdhënia e tij me Mbretin Charles “ka pasur shumë punë”.

Duke parë ditët më të lumtura, Princi Harry ndau një foto të bukur në llogarinë tashmë të zhdukur Sussexroyal në “Instagram”. Në foto, Princi Harry ishte me babanë e tij, më pas Princin Charles, në pagëzimin e Archie në korrik 2019.

Ai e kishte ngarkuar foton në nëntor për të uruar babain e tij për ditëlindjen e tij të 71-të. Në foton bardh e zi, Harry mund të shihet duke mbajtur djalin e tij në krahë, me gjyshin e tij që qëndron pranë tij duke buzëqeshur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka votuar ndryshe partisë së…