Kurti i dorëzon Republikës së Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

15 dhjetor 2022 | 13:16

Kryeministri Albin Kurtika dorëzuar sot aplikimin në Republikën Çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.

Kryeministrit Albin Kurti së bashku me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek ka mbajtur një konferencë për medie.

Kurti ka thënë se aplikimi në BE është ditë historike për popullin e Kosovës.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, ka uruar Kosovën për…