Mbi 200 mjekë janë larguar nga Kosova, 300 janë të papunë

15 dhjetor 2022 | 13:10

Grupi për Ballkan ka publikuar raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit.

Arieta Dragusha, nga Grupi për Ballkan ka theksuar se ikja e mjekëve tregon një mungesë perspektive në vend.

Sipas raporti të këtij grupi nga viti 2018 deri në shtator të viti 2022 janë lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës.

Kurse vetëm nga janari deri në shtator të 2022 janë lëshuar 183 certifikata të tilla, raporton EO.

Prandaj u bë thirrje që të rritet me urgjencë buxheti për sektorin e shëndetësisë duke iu afruar mesatares së BE-së prej 9,9% të bruto produktit vendor.

Ifran Krasniqi nga Ministria e Shëndetësisë ka treguar se këtë vit kjo ministri ka rritur buxhetin për shëndetësinë.

“Me ligjin e ri kemi ndarë 98 milionë euro, 300 pozita të reja, 42 pozita të reja në inspektorat. Kemi shtuar buxhet për lista esenciale. Po ashtu kemi paraparë udhëzimin administrativ, se fundi kemi nënshkruar një marrëveshje me USAD-in për të na ndihmuar për menaxhimin e financave”, ka thënë ai.

Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë me dije se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjek të tjerë janë të pa punë.

“Deri më sot janë 215 mjekë që kanë ikur nga janari deri më sot. Ajo që është shqetësuese, është se 37% më shumë se sa prodhojmë mjekë. Në data-bazën tonë kemi rreth 300 mjekë që janë të pa punë. Nëse nuk merren parasysh rritja e pagave dhe kushteve të punës. Në jemi të pa kënaqur”, ka thënë Gjonbalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Astrit Gashi, i cili jeton dhe vepron në Suedi,…