Hamza rithekson bashkëpunimin me ambasadën e ShBA-së

15 dhjetor 2022 | 13:22

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane nga sektori për politikë dhe ekonomi, në krye me Jillian Itharat , Agron Ramaj si dhe Ana Sariç.

Gjatë këtij takimi është diskutuar çështja e sigurisë në Mitrovicë, bashkëpunimi i ndërsjellë, mundësitë e mbështetjes dhe përkrahjes nga ana e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Hamza fillimisht ka falënderuar mysafirët për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane dhe popullit amerikanë për vendin tonë, ku më pas shprehu shqetësimet e tij për situatën aktuale të sigurisë në veri, duke theksuar se zgjidhje për përmirësimin e situatës aktuale është dialogu.

Më tutje kryetari Hamza është zotuar se do të vazhdojë angazhimin e tij të paepur me të gjitha institucionet dhe komunitetet të cilave u shërben, duke përsëritur thirrjen për t’u përmbajtur nga veprimet që mund të nxisin tensione.

Ndërsa, përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Jillian Itharat, shprehu mirënjohjen për thirrjet e kryetarit

Hamza për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë, si dhe për të punuar në dobi të paqes dhe stabilitetit.

Po ashtu nga Jillian Itharat, është potencuar mbështetja për udhëheqjen komunale të Mitrovicës në misionin e përbashkët të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunat e Kosovës kanë fituar një betejë përballë qeverisë lidhur…