Ademi në drekë pune me kryetarin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin

15 dhjetor 2022 | 15:59

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, po qëndron në Katar. Ai është ftuar në drekë pune nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Ademi dhe Çeferin biseduan me kënaqësi për futbollin, u këshilluan për planet dhe vizionin për të ardhmen.

“Bashkërisht e presim finalen e jashtëzakonshme të Kupës së Botës, ku Franca si përfaqësuese evropiane do të luajë kundër Argjentinës”, ka thënë Ademi.

Dy presidentët, ai i UEFA-s dhe FFK-së ishin të shoqëruar edhe nga drejtori i Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviq dhe presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debatet e vazhdueshme mes dy vajzave, pjesë e programit ‘Përputhen,…