Benzema në finale? Deschamps nuk përgjigjet

15 dhjetor 2022 | 16:23

Karim Benzema nuk mundi të përjetonte shumë nga kjo Kupë Bote, pasi ai pësoi një dëmtim dhe u largua drejt Spanjës për t’u rikuperuar dhe për t’u stërvitur me klubin e tij.

Pak ditë më parë, tekniku i Francës, Deschamps, është pyetur nga gazetarët nëse Benzema do të futej në fushën e lojës në finalen e madhe kundër Argjentinës.

Pas ndeshjes së djeshme, në fitoren ndaj Marokut me rezultatin 2-0, Deschamps është pyetur përsëri në lidhje me këtë çështje.

Tekniku u përgjigj se nuk mund të japë detaje në lidhje me këtë çështje, duke e lënë të nënkuptueshëm rikthimin e tij në grumbullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik dhe të…