‘Serbia e frustruar me aplikimin e Kosovës’, Escobari: Vendet e rajonit duhet të jenë në BE

15 dhjetor 2022 | 16:37

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbrëmë në Serbi është pyetur rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Ai ka thënë se është politike amerikane që të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë e BE-së.

Në pyetjen se a është dashur të pritet fundi i negociatave me Serbinë pasi ajo është e “frustruar” me këtë aplikim, Esobari ka thënë se SHhA-ja e mbështet anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE.

“Kjo është pa paragjykime, ne e mbështesim kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE, kandidaturën e Bosnjë e Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut,  Malit të Zi, kandidaturën e secilit e mbështesim” ka thënë Ecobari.

Kosova e ka dorëzuar sot aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian në Pragë të Çekisë e cila kryeson me BE-në në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

“Gjithmonë ka qenë politikë amerikane që të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë anëtare të BE-së, unë  besoj në këtë. Ju jeni evropianë historikisht dhe kulturalisht, por po ashtu besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra – tjetrën, duhet të kenë marrëdhënie paqësore mes vete dhe duhet të punojnë për një të ardhme të përbashkët për rajonin”, është shprehur Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema nuk mundi të përjetonte shumë nga kjo Kupë…