Presidentja Osmani publikon dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

16 dhjetor 2022 | 11:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar dokumentin e aplikimit për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Këtë dokument, ajo e ka publikuar në “Twitter”, në të cilin thuhet Kosova promovon vlerat themelore të BE-së.

“Në emër të Republikës së Kosovës, në dakordim me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, bazuar në zotimin tonë për të respektuar dhe promovuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian, në frymën e zotimit të plotë dhe të paekuivok të BE-së për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe në thirrjen për përshpejtimin e procesit të pranimit, kemi nderin që ta paraqesim aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, është thënë ndër të tjera në dokumentin zyrtar të aplikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar…