Haradinaj: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

16 dhjetor 2022 | 12:49

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar sot nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Memphisit triumfoi me rezultat 142-101 ndaj Milwaukee, në…