Klinaku: Specialja bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit

16 dhjetor 2022 | 14:23

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj dhënies së dënimit prej 26 vitesh për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

Klinaku ka theksuar se Gjykata Speciale bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit.

Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.

“Gjykatë që punon për t’i pajtuar shqiptarët e serbët; Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, ndërsa ata pseudoprokurorë e pseudogjykatës të kërkojnë pra më shumë mjete financiare për të vepruar edhe për shumë vite, sepse ne nuk do të fshihemi asnjëherë nga populli jonë dhe me këto politikat ndërkombëtare kurrsesi nuk do të pajtohen palët, e për çdo rast ne bëjmë përsëri luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme, e ata pastaj të na dënojnë vetëm në emër të popullit serb”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje shumë interesante dhe të forta luhen të shtunën…