Akademikë e profesorë e konsiderojnë goditje për UÇK-në dënimin nga Specialja të Salih Mustafës

16 dhjetor 2022 | 14:43

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka promovuar sot librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës- vlerë kombëtare”.

Ky është botim i përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë si dhe Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Për librin kanë folur Bedri Islami, Shaban Sinani, Muhamet Mavraj dhe Abdulla Azizi.

Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe akademikë e profesorë, të cilët e konsideruan goditje për UÇK-në dënimin nga Specialja të Salih Mustafës.

Sipas tyre, Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të pastër dhe u themelua një vit përpara se të fillonte lufta e Kosovës më 28 nëntor të vitit 1997.

Veprimtari Bedri Islami e ka quajtur goditje dënimin e Mustafës nga Dhomat e Specializuar në Hagë.

“Goditjen e parë e Dhomave të Specializuara në Hagë e morëm sot, luftëtari që u dënua me 26 vjet burgim”, tha ai.

Përderisa rektori i Universitetit të Tetovës, Abdulla Azizi, tha se ky libër është me rëndësi se i kushtohet UÇK-së.

“Rëndësia e këtij botimi del që po i kushtohet rëndësi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar ai, raporton EO.

Muhamet Mavraj, publicist dhe referues tha se e gjithë lufta e UÇK-së është cenuar, duke shtuar se po të ishte gjallë edhe Adem Jashari do të trajtohej njëlloj.

“Edhe gjatë luftës edhe në luftë kemi pas luftë brenda dhe jashtë Kosovës. Edhe pas luftës përmasat morën një kaheje tjetër, e këto përmasa morën rrugën deri tek Haga. Edhe Adem Jashari po të ishte sot do të ishte figura më e cenuar”, ka deklaruar Mavraj.

Ardit Bido, drejtor ekzekutiv i Arkivave të Shqipërisë, ka thënë se dënimi i Calit është gabim i Speciales, e që sipas tij, duhet bërtitur si po ndodhin këto gjëra.

“Rasti i UÇK-së që po ndodh sot në Hagë është për të bërtitur se si po ndodhin këto lloj gabime ciklike”, është shprehur Bido.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, ka thënë se…