Lladrovci: Pres të korrigjohet vendimi dhe Cali me shokët të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit

16 dhjetor 2022 | 14:35

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale në Hagë, ka reaguar duke theksuar se ky vendim është “lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin ‘drejtësia’”.

Lladrovci  ka thënë se ky dënim i shkallës së parë, pret të korrigjohet dhe ‘Cal’i me shokët që janë atje të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit. Drejtësia do të fitojë!

“Sot, pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa – ‘Cali’, u dënua me 26 vjet burg. Lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin ‘drejtësia’ .  Po aq trishtues në deklaratën e Dhomave të Specializuara për rastin ishte fjalia se ai ishte penalisht përgjegjës: ‘…përmes kontributit personal si pjesëmarrës i ndërmarrjes kriminale të përbashkët’.  Ky dënim i shkallës së parë, pres të korrigjohet dhe ‘Cali’ me shokët që janë atje të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit. Drejtësia do të fitojë!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Sopi, xhaxhai i gruas së Salih Mustafës, ka folur…