Babai i ‘Calit’: Dënimi shumë i rëndë, Salihu i pafat para dhe pasluftës

16 dhjetor 2022 | 14:52

Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ish-komandantit të UÇK-së, ka thënë se kurrë nuk ka pritur dënim prej 26 vjetësh nga Gjykata Speciale për djalin e tij.

Ai ka thënë se e ka përjetuar shumë rëndë verdiktin që i është dhënë këtë të premte djalit të tij në Hagë.

“Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka me ba. Nuk e kemi prit këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pas kështu – i pa fat si tash si para luftës e edhe pas luftës”.

“Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënuar me të thënë të drejtën hiq s’u pata mërzitë se e disha që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”,  ka thënë Mustafa për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka promovuar sot librin…