Mbappe ‘ndez’ finalen: Argjentina nuk e ka nivelin e Evropës

16 dhjetor 2022 | 16:18

Kylian Mbappe ka ndezur finalen përpara kohe. Sulmuesi francez është shprehur se sheh Francën favorite, pasi niveli i Evropës është më lart se ai i Amerikës së Jugut.

23-vjeçari thotë se Argjentina dhe Brazili nuk kanë nivel gare në kualifikueset për në Botëror, prandaj fituesit e Kupës së Botës kanë qenë evropianë në kompeticionet e fundit.

“Avantazhi që kemi ne evropianët është se luajmë gjithmonë kundër njëri-tjetrit dhe kemi ndeshje të nivelit të lartë. Argjentina dhe Brazili nuk e kanë atë nivel gare në Amerikën e Jugut. Futbolli atje nuk është aq i zhvilluar sa në Evropë dhe kjo është arsyeja përse fituesit e fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë”, ka deklaruar Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, në konferencën për media, një…