Kërkesa e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë, Klinaku: Do të ballafaqohen ushtarakisht me luftëtarët e UÇK-së

16 dhjetor 2022 | 16:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur të premten konferencë të jashtëzakonshme për media, pas kërkesës që Serbia i ka bërë KFOR-it që t’i kthejë 1 mijë trupa në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se në momentin që policia rrezikohet në veri, do të dalin në mbrojtje të saj.

“Nëse dikush mendon që t’i realizojë kërkesë Serbisë për futjen e 1 mijë trupave në Kosovë, ne i themi atyre që e lejojnë tyre që e lejojnë të futen se ne ju kemi dalë përballë 50 mijë trupave e 100 mijë trupave gjatë kohës së luftës në Kosovë, e natyrisht që do t’i dalim përsëri përpara në ballë dhe do të ballafaqohen ushtarakisht edhe me neve si luftëtarë të UÇK-së”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se presin që të mos vijë deri të kjo situatë.

Ai  ka thënë se kanë kërkesë ndaj institucioneve të Kosovës, qeverisë, por edhe Kuvendit që duhet të bashkëpunojë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, konkretisht me ShBA-në që të qetësojnë situatën në veri dhe të hiqen barrikadat e vendosura nga serbët, pasi siç ka thënë ai mund të eskalojë gjendja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka ndezur finalen përpara kohe. Sulmuesi francez është…