Big Brother VIP Albania nis më 24 dhjetor

16 dhjetor 2022 | 21:48

Pas një edicioni të parë të suksesshëm, Big Brother VIP Albania fillon më 24 dhjetor.

Kështu ka konfirmuar prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani e cila ka postuar edhe promon zyrtare.

“Gjithçka që dëshironi për Krishtlindje është Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e videos ku edhe konfirmohet data e nisjes së ‘reality-show’-të.

Kujtojmë që fitues i edicionit të parë ishte balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

Çmimi kryesor në edicionin e parë të BB VIP Albania ishte shpërblimi prej 100 mijë eurosh.

Ndërsa banorët e tjerë fituan edhe disa shpërblime të tjera si apartament apo udhëtime nëpër në vende ndryshme të botës.

Duke qenë se personazhet që bën pjesë janë fytyra të njohura për publikun tashmë kanë nisur të lakohen emrat e parë megjithatë akoma nuk janë konfirmuar.

Ndryshe, kujtojmë që po bëhen gati dy javë që ka nisur Big Brother VIP Kosova dhe tashmë banorët kanë filluar debatet dhe historitë e para me njëri-tjetrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-polici, Sllagjan Trajkoviq është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë, nga pjestarët…