Sveçla thotë se Kosova ka kapacitet për t’i larguar barrikadat në veri

17 dhjetor 2022 | 13:10

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë kapacitet për t’i larguar barrikadat nga veriu i Mitrovicës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sveçla ka njoftuar se një nga lokalet e Prishtinës, mbrëmë ka përgatitur ushqime për zyrtarët policorë të angazhuar në veri.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet. Një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë”, thuhet në postimin e Sveçlës.

Teksa më tej ka shkruar se së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak, po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit.

“Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa”, ka shkruar ai tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL edhe këtë vit ka ndarë Çmimin për Guxim…