Rikthehet të hënën puna në Minierën e Artanës

17 dhjetor 2022 | 17:00

Sindikata e Pavarur e Minierave me Flotacion Kishnicë dhe Artanë ka bërë të ditur të shtunën se puna në minierë do të rifillojë nga e hëna.

Punimet në minierë ishin ndërprerë të enjten për shkak të rrugëve të pakalueshme, si pasojë e të reshurave gjatë ditëve të fundit.

”Lajmërohen punëtorët e Minierës së Artanës prej ditës së hënë dat: 19.12.2022 do të rifilloj puna”, thuhet në njoftimin e të shtunës.

Rruga Marevc – Krilevë është e vetmja për shumë minatorë për të shkuar në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka rikthyer epërsinë sërish kundër Marokut. Mislav Orsic shënoi…