Theret me thikë një person në Gjilan

18 dhjetor 2022 | 10:49

Një person është therur me thikë mbrëmë në Gjilan, si pasojë e plagëve ka pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Dëshmorët e Kombit, Gjilan 17.12.2022-22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e  goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot 22 vjet më parë, 18 dhjetori shënon Ditën ndërkombëtare…