Pozhegu krijon Messin dhe Mbappen në mozaik me drithëra

18 dhjetor 2022 | 11:21

Sot me fillim nga ora 16:00 do të luhet finalja e madhe e garës më të madhe në futboll, Kupës së Botës.

Argjentina do të luajë kundër Francës, derisa lojtarët protagonistë deri tani kanë qenë pikërisht nga këto dy kombëtare. Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, me nga 5 gola secili.

Ndërkaq, artisti kosovar Alkent Pozhegu ka krijuar në mozaik me drithëra dy lojtarët kryesor të kombëtareve finaliste, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. 

Alkent Pozhegu, ka thyer deri tani 3 herë rekordin Guinness, për mozaikun më të madh me fara. Pasioni i tij për artin e ka shtyrë të tejkalojë limitet e të thyejë kufijtë.

Alkent Pozhegu nga Gjakova për më shumë se 15 vjet, krijoi qindra punime, për ta shënuar emrin e tij 3 herë në Librin e rekordeve Guinness.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Afrim Hoti është ligjërues në Fakultetin e Shkencave…