Bizneset përmes turneut të pingpongut ndihmojnë klubin e femrave

18 dhjetor 2022 | 11:23

Fundjavën e kaluar është mbajtur turneu i parë i pingpongut për biznese, ku mjetet e grumbulluara nga ky event jane dhuruar për klubin e pingpongut Prishtina Femrat.

Klubi i pingpongut Priping në bashkëpunim me kompaninë 11 Points, me datën 10 dhjetor 2022, organizuan turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë. Në këtë turne janë ishin 16 biznese pjesëmarrëse të cilat janë të industrive të ndryshme si banka, arkitekturë, ndërtimtari, gastronomi, IT etj.

Priping përmes organizimeve të tilla synon të ngrisë fonde për nevojat e zhvillimit të pingpongut në kryeqytet. Me këtë organizim Ping Pong Business Tournament ka arritur të mbledh 620 euro për pingpongistet e Prishtinës.

Këto mjete do të shfrytëzohen për pjesëmarrje në gara vendore dhe nderkombëtare gjatë sezonit të ardhshëm.

Turneu i radhës për bizneset që nuk kanë arritur të marrin pjesë në turneun e parë, do të mbahet me 14 janar 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Katror.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot me fillim nga ora 16:00 do të luhet finalja…