LDK-ja në Podujevë akuzon pushtetin për nepotizëm dhe dallavere në konkurse

18 dhjetor 2022 | 13:00
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë ka mbajtur një konferencë për media, për njëvjetorin e qeverisjes lokale me në krye Shpejtim Bulliqin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në konferencë është thënë se LDK-ja ka mbështetur projektet e mira për Llapin, por që të njëjtat, për fat të keq, sipas tyre, ishin të pakta.

Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka thënë se ata që erdhën në pushtet me premtimet për depolitizim, përfunduam me politizim edhe më të madh të administratës komunale.

Sipas tij, gjatë këtij viti qeverisje, punëtorët e Komunës iu nënshtruan shantazhit e kërcënimeve.

Hyseni  ka thënë se Bulliqi ka bërë edhe vepër penale, duke bërë transferimin e punëtorëve komunalë në pozita të ndryshme, gjë që sipas tyre përbën shkelje.

Më tutje, LDK-ja ka akuzuar pushtetin lokal për nepotizëm në arsim, dallavere me konkurse për mësimdhënës dhe të bursave për studentë. Po ashtu, sipas tyre, shkelje ka edhe në sektorin e Shëndetësisë, duke emëruar u.d të drejtorit të QKMF-së njerëz të partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbesa duket raporti miqësor mes Karim Benzem dhe trajneri Desçhamps…