Gazetari shqiptar: Ju nuk mund t’i kuptoni çlirimtarët, vetëm respektojini

18 dhjetor 2022 | 13:43

Gazetari shqiptar, Dritan Hila, ka dalë në mbrojte të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në burg nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Hila në një postim në rrejtin social “Facebook”, dhënë shumë arsye se përse dikush nuk mund t’i kuptoj çlirimtarët, por mbi të gjitha mbizotëron ideja se ata mendimet për Kosovë i kanë ndryshe nga “ata që nuk i kuptojnë”.

Ndër të tjera Hali ka thënë se kur shumica pranojnë t’i sundojë dikush ata duan të jenë sundimtarët.

“Ju nuk mund t’i kuptoni çlirimtarët. Kur të gjithë përpiqen të jenë konformiste dhe nënshtroheni, ata nuk i tremben luftës. Kur ju pranoni qe te njiheni si kombi qe mbart qymyr, çan drutë dhe pastron shtëpitë, ata duan te jene te barabarte mes te barabartëve. Kur shumica pranon kompromisin, ata duan drejtësinë. Kur shumica do rehatin, ata duan dinjitetin. Kur shumica pranon qe dikush ti sundoj, ata duan të jenë sundimtare. Kur shumica pranon të luaje farsën e demokracisë nën pushtim, ata duan të drejtën e zgjedhjes në liri. Kur shumica shtrëngohet qe t’i bëje vend pushtuesit e madje t’i liroje kryet e konakut, ata duan ta hedhin zaptuesin në plehra. Kur shumica nuk pranon sakrificën, ata nuk pranojnë poshtërimin e rajasë. Ndaj mos u lodhni te kuptoni ata që luftojnë për lirinë. Janë njerëz jo normale, janë race luanësh dhe jo delesh, janë qenie që pranojnë me mirë lirinë e ujkut të plagosur në pyll se zinxhirin e qenit, janë gati të paguajnë çdo çmim për atë që quhet dinjitet dhe zot në shtëpinë tënde. Mos u lodhni t’i kuptoni, thjesht nderojini”, ka shkruar Hila.

Reagimi i tij vjen vetëm disa ditë pasi që Gjykata Speciale e dënoi me 26 vite burg, Salih Mustafën si njërin ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka filluar një rrugë tjetër paralele për të destabilizuar…