Protestuesit serb thyejnë kordonin e policisë, tentojnë t’i afrohen kufirit me Kosovën

18 dhjetor 2022 | 14:56

Grupet djathtiste serbe të cilat janë duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke tentuar t’i afrohen kështu territorit të Kosovës.

Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia ka arritur t’i ndalojë.

Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë.  Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.

Përleshja mes protestuesve dhe policisë serbe ndodhi në territorin e Serbisë.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.

Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.

Po ashtu janë parë protestues edhe me unifrmonën e grupit paraushtarak rus “Wagner”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka gjobitur shoferin e autobusit i cili…