Bajqinovci komenton situatën në veri: Ne duam rend dhe ligj, ata duan trazira

18 dhjetor 2022 | 15:02

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka dhënë komentet e tij për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Bajçinovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë fillimisht që Serbia “po vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet e ’90-a në Ballkan, pra, me barrikada e tubime ekstremistësh,”

Bajqinovci në anën tjetër ka shtuar këto fjalë përmes stilit të Albin Kurtit “ne dhe ata”: “Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë. Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj”, ka shkruar ai

Postimi i plotë i Bajçinovcit, pa ndërhyrje:

Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90’ta në Ballkan, pra, me barrikada e tubime ekstremistësh. Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë. Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj. Ata duan të kthehen prapa në kohë. Ne duam të ecim përpara. Ata me Rusinë dhe Kinën. Ne me Amerikën, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet djathtiste serbe të cilat janë duke protestuar në kufirin…