Mehaj për diplomimin e oficerëve të FSK-së në Gjermani: Ambasadorë të identitetit tonë

18 dhjetor 2022 | 15:10

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Agon Berisha dhe Uran Jahiri kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Gjithashtu ai njoftoi se edhe Art Sahiti e ka përfunduar kursin e karrierës për komandant kompanie dhe është avancuar në “Kapiten”.

“Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë. Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha  me specializim në fushën e IT ushtarake  si dhe Uran Jahiri  me specializim në fushën e logjistikës”, shkroi Mehaj.

Tutje, ai tha se këta oficerë janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë, përcjell Klankosova.tv.

“Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në  gradën Kapiten. Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë”, shkroi tutje Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka dhënë komentet e tij…