Përfundon pjesa e parë e finales Argjentinë – Francë

18 dhjetor 2022 | 16:52

Pjesa e parë e ndeshjes finale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ka përfunduar me rezultat 2-0 për argjentinasit të cilët kanë qenë dominues ndaj francezëve në ketë pjesë loje, raporton “Epoka e re”.

Në minutën e 23-të, Di Maria faulohet në zonë dhe gjyqtari kryesor akordoi penallti.

Leo Messi ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0. Edhe pas golit të parë, Argjentina ishte dominuese dhe në minutën e 36-të, Angel Di Maria pas një kundërsulmi arriti të shënon për 2-0. Pjesa e dytë pritet të jetë edhe me interesante, pasi Franca nuk do të dorëzohet deri në fund.

 

Argjentinë dënon edhe një herë Francë, rezultati 2-0 (video)

 

 

 

Vjen goli i parë në finalen Argjentinë-Francë, shënon Messi (video)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj…