Isa Mustafa shfaqet në publik me lidershipin e LDK-së

20 korrik 2018 | 15:36

Kohëve të fundit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është parë rrallë në opinion.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një fotografi me Mustafën dhe kolegët nga partia e tij.

Kësaj fotografie, Abdixhiku ia ka bashkangjitur këtë mbishkrim: “Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!”.

Në këtë fotografi përpos tij dhe Mustafës shihen edhe deputetët, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri, Avdullah Hoti, Arban Abrashi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë së kësaj partie, Vlora Dumoshi.

/Epoka e re/

Image may contain: 10 people, people smiling, people sitting, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar vendimin e Ministrisë së…