Aktivistja serbe: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës

19 dhjetor 2022 | 08:26

Aktivistja serbe Jelena Bulatoviç ishte e ftuar në emisionin Kojshia Show.

Me të u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe për mundësinë e tejkalimit të këtyre problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve.

Aktivistja serbe ka thënë se ajo e konsideron Kosovën shtet të saj.

“Pasi që jam e lindur këtu dhe jetoj këtu, kam krijuar organizatën time. E di që njerëzit këtu ikin për shkak të punës, ndërsa unë nuk e kam qëllim të largohem prej Kosovës. Kështu do të mundohem me iu ndihmua të gjitha bashkësive”, ka thënë ajo.

E pyetur se a do ta dërgonte djalin e saj në Ushtrinë e Kosovës, ajo është përgjigjur po.

“Po, nëse është kjo e detyrueshme”.

Ajo thotë se vetë nocioni i bashkëjetesës është të durosh diçka nga tjetri që nuk të pëlqen.

Organizata që drejton Jelena merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se situata në…