Hajni e godet me mjet të fortë në kokë një person në Prishtinë, më pas ia vjedh çantën

19 dhjetor 2022 | 11:51

Një person në Prishtinë është goditur me mjet të fortë në kokë nga një hajn.

Policia ka bërë me dije se më pas hajni ia ka vjedhur çantën e krahut personit që e ka sulmuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i maskuar nga prapa e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, ku edhe i është grabitur çanta e krahut, në të cilën kishte një pistoletë (me leje), një telefon mobil dhe 20 euro para kesh”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se synimi kryesor…