I vetmi i burgosur shqiptar që arriti të bëhet 100 vjeçar!

19 dhjetor 2022 | 14:32

Barra e rëndë e viteve, ja ka ngadalësuar hapin, ja ka t’kurrur kraharorin e tij prej malësori, ja ka zbardhur flokët, por s’ka mundur dot t’ja shuaj zjarrin e shkëlqimit të syve, mprehtësinë e mendimit dhe hijen e kësaj “race” të rrallë burri.

Edhe pse baca Rexhep Gali Balidemaj sot është 100-vjeç, e ruan me kokëfortësi vitalitetin dhe fisnikërinë e kreshnikëve shqiptar.

Udhëjeta e tij një shekullore është dëshmia më e gjallë e plagëve të cilat ende lëngojnë nën lekurën e drobitur të kombit tonë.

Plaku virtuoz 100-vjeçar i cili jeton prej 30-vitesh në Nju Jork në dhomën e tij të pritjes mbanë Kanunin e Lekë Dukagjinit, sklupturën e heroit legjendar Adem Jashari dhe një lahutë të gdhendur bukur, si dhe një një lekure të regjur bagetie (postaçi).

Rexhep Balidemaj ka lindur më 19 dhjetor të vitit 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë.

Baca Rexhep është arrestuar për herë të parë si Informbyris në vitin 1948 dhe ëhstë dënuar me 6-vite burg.  Këtë dënim e ka vuajtur në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë në Goli Otok.

Më pas u arrestua përësi në vitin 1956 dhe u dënuar me 3-vite burg, të cilat i vuajti në burgun e Kotorit. Pastaj pas lirimit e arrestuan prap dhe e dënuan me dy vite burg, që i mbajti në ishullin Gërgur. Pastaj ishte pjesëmarrës në demostratat e ’81-shit në Kosovë e ku e arrestojnë prapë dhe e mbajnë disa muaj në Lipjan, më pas e arrestojnë prap në vitin 1983 ku e dënojnë me 3 vjet burg e ku i mbanë në burgun e Prishtinës, Gjurakocit, Gjilanit etj.

Pra malësori Rexhep Balidemaj, i mbijetoj torturave serbe nëpër 13 burgje dhe sot ende gëzon shëndetin edhe pse me shumë vuatje shpirtërore. Ai sot feston ditëlindjen e 100-të dhe është prej ish-të burgosurve të vetëm që ka arritë edhe pas kaq vuajtjesh të festoj këtë ditëlindje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcës e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022 e kanë…