Trajneri i Kosovës komenton finalen Argjentinë – Francë

19 dhjetor 2022 | 14:35

Doha, 19 dhjetor – Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Alain Giresse e ka komentuar humbjen e Francës në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina.

Ish-futbollisti francez, Alain Giresse ishte prezent në stadium, derisa e komentoi pas ndeshjes këtë finale.

“Po, rikuperohemi. Kemi pasur të gjitha ndjenjat. Kemi vuajtur, pastaj kemi shpresuar dhe besuar, por për fat të keq kjo ndodhi. Kjo lloj ndeshje ishte mbresëlënëse, ishte një ndeshje që do të lë gjurmë”, ka thënë Giresse për mediet franceze. “Skenari i kësaj ndeshje ishte i pabesueshëm”, ka deklaruar Giresse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barra e rëndë e viteve, ja ka ngadalësuar hapin, ja…