Hoti, Kurtit: Dy vjet qeverisje duke promovuar projekte të ‘regjimit të kaluar’

19 dhjetor 2022 | 15:39

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së  dhjetë hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Hoti në “Facebook” ka shkruar se “nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”.

Hoti ka thënë se do të duhet të promovohej së paku nisja e ndonjë projekti të kësaj qeverie.

“Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të ‘regjimit të kaluar’, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë. Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina i dha fund pritjes 36-vjeçare, duke e fituar Kupën…