AGK-ja reagon për sulmin ndaj gazetarëve në veri

19 dhjetor 2022 | 15:46

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmin ndaj ekipit të televizionit “Klan Kosova” në veri të vendit.

Në reagimin e tyre është thënë se janë tejet të shqetësuar për, siç u shprehën ata, sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit.

“Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë”.

“Ky është sulmi i tretë në drejtim të kolegëve, kështu duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve.  AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë më 24 dhjetor…