Tetë finalet e Messit me Argjentinën

19 dhjetor 2022 | 16:15

Në thelb mbaroi ashtu siç filloi. Finalja e parë me Argjentinën, Leo Messi luan në Utrecht. Është 2 korriku 2005, akti i fundit i një Botërori U-20, aty ku ai ngre trofeun e parë me kombëtaren, për më tepër me dy gola të tij.

Shuplaka e parë nuk harrohet kurrë, në finale kundër Brazilit, Messi humb mundësinë e parë për të triumfuar në Kupën e Amerikës. Argjentina pëson tre gola nga rivali i përjetshëm. Por një vit më vonë, fati i buzëqesh në Lojërat Olimpike të Pekinit, dhe hakmarrje pikërisht në finale ndaj Brazilit në shifrat 3-0. Zhgënjimi më i madh do të vinte në vitin 2014, Messi shpallet më i miri i Botërorit të Brazilit, por nuk ngre dot Kupën e Botës.

Një vit më pas, Messi shfaqet në Kili për Kupën e Amerikës dhe humbet sërish, madje si kapiten. Ai arriti në finale kundër skuadrës vendase, nuk pati gola, nga penalltitë Argjentina dështon. Nuk mbaron këtu tersi i keq me finalet e Kupës së Amerikës së Jugut. Në vitin 2016 përsëri në finale kundër Kilit dhe sërish Argjentina gabon në 11-metërshat pas rezultatit 0-0. Messi tërhiqet nga kombëtarja dhe duke se reflektimi për t’u rikthyer i solli fat. Leo thyen tabunë me Argjentinën në Rio de Janeiro, më 10 korrik 2021, si golashënuesi më i mirë, duke mposhtur Brazilin në shtëpinë e tij dhe triumfon në Kupën e Amerikës.

Për të ardhur të mbrëmja e 18 dhjetorit, ku edhe pse shënon dy gola, u desh të vuante shumë për të ngritur lart Kupën e Botës, duke kompletuar koleksionin e artë të trofeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) që drejtohet…