Grupi i Miqësisë Kosovë – Turqi takohen me anëtarët e Këshillit ekonomik të Stambollit

19 dhjetor 2022 | 16:38

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi, në përbërje, Enis Kervan, kryetar,Visar Korenica, nënkryetar, Mërgim Lushtaku, Valentina Bunjaku Rexhepi, Time Kadrijaj, Fidan Jilta, Labinotë Demi Murtezi dhe Eman Rrahmani, anëtarë, janë duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të kryetarit të Grupit të Miqësisë Turqi-Kosovë, Zafer Isik.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni të hënën ka takuar anëtarët e Këshillit Ekonomik për Marrëdhëniet me Jashtë të Stambollit (DEIK).

Kryetari i Grupit të Miqësisë, Enis Kervan dhe anëtarët e tjerë të grupit, kanë falënderuar anëtarët e Bordit të këtij këshilli, Naser Alim, Mehmet Kaqehir, Bilal Kara dhe Nesihan Damali, për investimet e deritanishme të Turqisë në të gjitha fushat në Kosovë, duke vlerësuar se Kosova është një vend i sigurt dhe me legjislacion të favorshëm për investime te huaja.

Mikpritësit turq po ashtu janë njoftuar me të arriturat e Kosovës në shumë segmente si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, në të gjitha nivelet.

Deputetët kanë siguruar Këshillin Ekonomik për Marrëdhënie me Jashtë të Stambollit se do të përkushtohen në zbatimin e marrëveshjeve aktuale dhe avancim të marrëveshjeve të reja ekonomike në të ardhmen.

Kryetari Enis Kervan ka ftuar Këshillin DEIK që të organizojë në Kosovë një forum për investime, me odat dhe akterët përkatës, në bashkëpunim dhe institucionet në Kosovë.

Deputetët së bashku me konsullen e Kosovës në Stamboll, Suzana Noberdali, janë takuar edhe me organizata kulturore kosovare në Stamboll dhe studentë nga Kosova të cilët studiojnë në universitete turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…