Busquetsi pritet të largohet nga Barcelona

19 dhjetor 2022 | 16:43

Mesfushori Sergio Busqutes pritet të largohet nga Barcelona.

Pasi është marrë vesh ditë më parë për vendimin përfundimtar të Sergio Busquets për t’u larguar nga Kombëtarja, e ardhmja e tij te Barcelona gjithashtu mund të jetë afër lamtumirës.

Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori ka marrë vendimin që të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, kur të përfundojë kontratën e tij profesionale me klubin katalonas.

Destinacioni që ka ëndërruar prej kohësh është ai i Inter Miamit të MLS.

Një ligë e re larg klubit të jetës së tij. Tashmë ka pasur negociata me ekipin në fjalë, megjithëse asgjë nuk është nënshkruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi, në përbërje, Enis Kervan, kryetar,Visar Korenica,…