Anëtaret e Bordit të GGD-së morën pjesë në Konferencën Rajonale të Grave Parlamentare

19 dhjetor 2022 | 18:41

Gra parlamentare nga i gjithë rajoni, janë mbledhur në Tiranë në një takim të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, misionet e OSBE-së në Ballkanin Perëndimor dhe OSBE/ODIHR-i.

Anëtaret e Bordit të Grupi të Grave Deputete, Eliza Hoxha, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Albana Bytyqi, morën pjesë në Konferencën Rajonale të Grave Parlamentare në Tiranë, ku ishin pjesë deputete nga parlamente të 6 vendeve të rajonit.

Në këtë  konferencë u diskutua mbi sfidat e grave në politikë, legjislacionin që adreson barazinë dhe përfaqësimin gjinor, dhunën ndaj grave dhe sfida të tjera. Një nismë për t’u përshëndetur dhe për t’u vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samuel Iling-Junior ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin deri…