Gjakovë, arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve

20 dhjetor 2022 | 09:24

Stacioni Policor në Gjakovë, derisa iu kishin përgjigjur dhe ishin duke hetuar një rast për dhunë në familje, në vendngjarje në posedim të të dyshuarit N. N., mashkull i lindur në vitin 1951 (shtetas i Republikës së Kosovës), kishin gjetur një pistoletë me një karikator dhe 15 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Policia ka njoftuar se arma dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri ka thënë se Qeveria…