Zbulohet sekreti i muskujve të barkut të Dua Lipës (Video)

20 korrik 2018 | 17:55

Dua Lipa, në këtë periudhë dëgjohet në të gjitha radiot ndërkombëtare falë hiteve të saj, por përveç cilësive të mëdha vokale ajo njihet edhe për bukurinë rëzëllitëse.

Ylli i muzikës ndiqet nga miliona fansa në rrjetet sociale dhe është prototipi ideal i këngëtares moderne: intonacion, prezencë e pabesueshme në skenë dhe bukuri mahnitëse.

Pastaj ka edhe një detaj që nuk iu ka shpëtuar ndjekësve në “Instagram”, pikërisht barku i përsosur që të gjithë e kanë zili.

Dhe, si për t’ju përgjigjur pyetjes së vazhdueshme se si arrin këtë lloj rezultati me muskujt e barkut, Dua Lipa ka postuar një video në llogarinë e vet në “Instagram” ku tregon stërvitjen e saj të veçantë.

https://www.instagram.com/p/BlactOkALJg/?taken-by=dualipa

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Një program i ngjeshur udhëtimi e pret Dukeshën e…