Haradinaj vlerëson punën e fabrikës së këpucëve ‘Solid’: Ka arritur të tejkalojë kufijtë

20 dhjetor 2022 | 12:49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pronarin e fabrikës së këpucëve “Solid”, Ahmet Kuqin.

Pronari i fabrikës së këpucëve “Solid” ia dhuroi një palë këpucë Haradinajt të dizajnuara me flamurin kombëtar.

Haradinaj ka thënë se fabrika e këpucëve “Solid”, me produktet e saj cilësore me sukses ka arritur që të tejkalojë kufijtë, duke ofruar produkte edhe në tregjet e BE-së.

“Ashtu si çdo fundvit, prita sot në takim Ahmet Kuqin, një prej prodhuesve më të suksesshëm në vendin tonë. Fabrika e këpucëve ‘Solid’, me produktet e saj cilësore me sukses ka arritur që të tejkalojë kufijtë, duke ofruar produkte edhe në tregjet e BE-së. Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria. Përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, ata janë kontribuuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias është…