Ambasadori britanik: Zgjidhja e situatës në veri kërkon durim

20 dhjetor 2022 | 13:40

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të cilën ai e vlerëson të vështirë dhe të rrezikshme kërkon durim dhe mendim të qetë.

“Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Abbott në “Twitter”.

Sipas tij Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpenzimet e Katarit për këtë ngjarje është raportuar të kenë…