Berisha: Situata në veri shqetësuese, popullin  dhe policinë s’i trembin barrikadat

20 dhjetor 2022 | 13:47

Kryetari i Komisionit parlamentar për siguri dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në një konferencë për medie ka folur për gjendjen në veri të Kosovës.

Berisha ka thënë se  gjendja në veri është shqetësuese, duke kërkuar reagimin e institucioneve për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Ai ka theksuar se popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat.

“Gjendja e veriut të Kosovës është shqetësuese dhe kërkojë reagim nga institucionet e Kosovës. Barrikadat e vendosura po të kishte vullnet politik do të largoheshin si herëve të tjera”.

“Popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat. Barrikadat duhet të hiqen nga policia dhe KFOR-i”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Mastersit të Jeruzalemit,…