Ronaldo në formacionin e dështakëve të Botërorit

20 dhjetor 2022 | 15:06

Cristiano Ronaldo nuk kishte eksperiencë të mirë në Kampionatin Botëror të Katarit, i cili ishte edhe i fundit për të në karrierë. Ylli portugez pati net të errëta në “Katar 2022”.

Ai nuk tregoi asgjë në garën që përfundoi të dielën, ndërsa Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku. 37-vjeçari e pati një dhimbje të dyfishtë pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi në fund u shpall kampion bote dhe lojtari më i mirë i turneut, ku i shënoi 7 gola dhe i bëri 3 asistime. E Ronaldo për shkak të performancës së tij të zbehtë u përfshi në formacionin më të dobët të turneut nga “Sofascore”.

Formacioni: Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (South Kore e Jugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali), Martinez (Argjentinë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të…