Tahiri: Vuçiqi, i mllefosur, Gjermania vuri në qendër Ballkanin perëndimor, e rrëzoi ‘Ballkanin e hapur’

21 dhjetor 2022 | 10:35

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit u shuan përfundimisht.

Tahiri ka theksuar se Gjermania vuri në qendër Ballkanin perëndimor ndërsa rrëzoi ‘Ballkanin e hapur’.

“Vuçiqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania – duke qenë se Gjermania vuri në qendër Ballkanin perëndimor ndërsa rrëzoi ‘Ballkanin e hapur'”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. (KRUP) u bën thirrje …