‘Bloomberg’: BE-ja do ta shqyrtojë ‘me kujdes’ kërkesën e Kosovës për anëtarësim

21 dhjetor 2022 | 12:30

Bashkimi Evropian (BE) do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për t’iu bashkuar bllokut sapo Suedia të marrë presidencën e radhës në janar.

“Kërkesa do të duhet të shqyrtohet me kujdes pasi është një çështje e ndjeshme për shumë shtete anëtare”, sipas një personi të njohur me këtë çështje, i cili ka folur për “Bloomberg” në kushte anonimiteti.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE më 15 dhjetor, duke ia dorëzuar kërkesën Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim (në BE)”, ka thënë Kurti.

Kjo, ka thënë ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita të vetë shtetit dhe se nuk kërkon ndonjë “derë anësore” ose “procedurë të shpejtë” për këtë qëllim.

Ceremonia është mbajtur në ndërtesën e qeverisë çeke në Pragë, ndërsa dokumentin e aplikimit e pranoi ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulash Bek.

Deri tani, Kosova ka marrë mbështetje për këtë çështje nga shumë shtete evropiane, por jo edhe nga Spanja, e cila ka thënë se nuk do ta mbështesë këtë kërkesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në…