![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/piraj.jpg)
KOMF-i u ndan çmime gazetarëve dhe nderon me mirënjohje pesë personalitete
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe Mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve” për kontribuuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.
Çmimet vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve u janë dhënë Dafina Halilit nga “Kosovo 2.0” Donjeta Murselajt nga “Klan Kosova” dhe Sarandaj Ramajt nga grupi “Koha”.
Ndërsa me mirënjohjen “Miku i fëmijëve” është nderuar Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka Hallall Food”, mbështetës i rregullt i “TeamRijad” dhe i cili ka ndërtuar në një shkollë në Dragash, pjerrina dhe tualete për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Miku i fëmijëve” për këtë vit është vlerësuar edhe Luan Sallahi, afarist nga Zvicra bashkë me disa mërgimtarë kanë kontribuar në lehtësimin e transportit të disa fëmijëve në Prizren. Edhe Shpresa Xhaki, filantropiste dhe Atije Idrizaj nga poliklinika “Rezonanca” janë nderuar me mirënjohjen “Miku i fëmijëve”.
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/5-2-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/6-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/7-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/1-20-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/9-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/4-4-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/8-1333x1000.jpg)